FLASH :

Qëndresa qytetare:Zoti Gonxhe, dhomat e burgut të Spaçit nuk restaurohen si të ishin kioska ku jepen makina me qira!

Organizata e Shoqërisë Civile, Qëndresa Qytetare, e cila ka qenë gjithmonë kritike ndaj qeverisë duke mbajtur qëndrime të arsyeshme dhe objektive, edhe kësaj here ka vënë gishtin mbi një tjetër fasadë nga të shumtat e qeverisë, e cila ështe një plagë e shoqërisë sonë të së shkuarës komuniste, po mundohet ta shndërrojë burgun e Spaçit në një destinacion turistik.

Ja cili është qëndrimi i Qëndresës Qytetare për këtë:

“Zoti Gonxhe, dhomat e burgut të Spaçit nuk restaurohen si të ishin kioska ku jepen makina me qira!

Ministri i Kulturës dhe Inovacioni Blendi përpara se ti cilësojë tymnajë reagimet dhe qëndrimet për burgun e Spaçit, së pari ka detyrën të kujdeset që dhomat e dhe ambientet e atij burgu të mos rikonstruktohen sikur të ishin kotece ku jepen makina me qira pranë institucioneve apo aeroportit dhe portit.

Ajo çfarë ne kemi kërkuar është që ndërhyrja të jetë e mirëstudiuar nga ekspertë të fushës, dhe që për projektin të bëhet transparencë se ne jemi mësuar ndër vite me Manulet 5D dhe AZHBR të rikonstruksioneve me paratë publike.

Se pas këtij projekti që po pasohet me një investim në fasadë, kush do ti pengojë këngëtarët e tallavasë së regjimit të ndërhyjnë në godinë për të xhiruar videoklip ku duan ta krahasojnë Spaçin me Al Katrazin.

Spaçi është monument dhimbje dhe sakrificë dhe jo për të bërë politikë, por aty duhet implementuar një projekt serioz, e mbi të gjitha vizitat në Spaç duhet të futen me urgjencë në programet e gjimnazeve.”