FLASH :

Qëndresa Qytetare / BE lëshon sinjal alarmi për drejtësinë: Vetëm 43% e vendeve në gjyqësor të mbuluara – SPAK i izoluar, Veliaj nën hetim, policia e korruptuar!

Një raport i fortë nga Komisioni Evropian për Shtetin e së Drejtës në Shqipëri ka vënë gishtin në plagët më të thella të sistemit të drejtësisë shqiptare, duke ngritur alarmin për stagnimin e reformës në drejtësi, kapjen politike të institucioneve, dhe mungesën e mbështetjes ndaj SPAK.

SPAK – i vetëm në betejën kundër korrupsionit
Sipas raportit, SPAK vlerësohet si një nga institucionet e vetme efektive, por është i tradhtuar nga pjesa tjetër e sistemit ligjzbatues. BE kritikon ashpër presionin mbi drejtësinë në rastin Veliaj-SPAK, duke theksuar ndërhyrjet qeveritare dhe presionet mbi hetimet.

Gjykatat – bosh, pa vizion dhe pa drejtim
Një nga gjetjet më tronditëse është se vetëm 43% e pozicioneve në gjyqësor janë të mbuluara, ndërsa Gjykata Kushtetuese vuan nga pasiguria në mandate dhe moszbatimi i vendimeve nga Kuvendi. Reforma në drejtësi, vlerëson BE, është pa strategji të koordinuar dhe mekanizëm drejtues efektiv.

Policia dhe pasuritë – të infektuara nga korrupsioni
Raporti evidenton se verifikimi i pasurive është joefikas, ndërsa Policia e Shtetit është e prekur nga korrupsioni në çdo nivel. Po ashtu, nuk ekziston një praktikë e besueshme për hetime financiare dhe mungojnë kapacitetet për luftën ndaj trafikimit të qenieve njerëzore, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët.

Drogat – pa strategji dhe me rënie të sekuestrimeve
BE nënvizon mungesën e një strategjie kombëtare për drogat, ndërsa sekuestrimet e narkotikëve ranë me 35% në vitin 2024, një tregues i dobësimit të kapaciteteve operacionale.

Politika e helmuar dhe partitë pa transparencë
Polarizimi politik i skajshëm dhe mungesa e transparencës për financimin e partive mbeten pengesa serioze për funksionimin demokratik dhe integrimin europian.

Qëndresa Qytetare i ka bërë thirrje opinionit publik dhe klasës politike që ky raport të bëhet temë kyçe e debatit kombëtar, pasi “integrimi europian nuk ka qenë ndonjëherë më shumë në pikëpyetje se sot.”

Qëndresa Qytetare:

BE lëshon sinjalin SOS: 43% e pozicioneve në gjyqësor të paplotësuara, SPAK i “tradhëtuar”nga instancat ligjzbatuese!
Një raport i Komisionit Evropian për Shtetin e së Drejtës në Shqipëri ka ekspozuar problemet më të cilat përballet sistemi ynë i drejtësisë, probleme që nëse nuk marrin zgjidhje rrezikojnë të bëhen pengesw për trenin e integrimit.
Raporti evidenton se SPAK është ndër të paktat institucione efiçente që po lufton korrupsionin në nivele të larta, por që nuk ndiqet nga institucionet e tjera ose është tradhëtuar prej tyre.
Çështja Veliaj thekson raporti u pasua me një agresion dhe presion ndaj sistemit të drejtësisë, ku nuk munguan sulmet qeveritare nga qeveria kundrejt SPAK, duke ndërhyrë dhunshëm në procesin zgjedhor.
Raporti paraprak ngre pikëpyetje mbi procesin e vettingut teksa ngre alarmin se vetëm 43% e pozicioneve në gjyqësor janë të mbuluara.
Raporti thekson se Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese vihet në pikëpyetje për shkak të moszbatimit të vendimeve nga Kuvendi dhe pasigurisë mbi mandatet, teksa reforma gjyqësore është ende pa një strategji të koordinuar dhe mekanizëm drejtues efektiv.

Duke mbetur tek lufta kundër korrupsionit Bashkimi Evropian ngre alarmin se verifikimi i pasurive në Shqipëri nuk është efiçent dhe se Policia e Shtetit është e prekur nga korrupsioni në të gjitha shkallët e hierarkisë.
Duke u ndalur tek krimi i organizuar, BE vlerëson se nuk ka ende një praktikë të besueshme për hetime financiare paralele dhe se kapacitetet për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore janë të pamjaftueshme, sidomos për fëmijët.
Problem madhor mbetet për BE mungesa e një strategjie kombëtare për drogat dhe vërehet rënie në sekuestrimet e narkotikëve (-35% në 2024 krahasuar me 2023).

Raporti vlerëson se polarizimi i skajshëm i politikës dhe mungesa e transparencës për financimin e partive janë probleme që meritojnë të marrin zgjidhje.
Qëndresa Qytetare kërkon që gjetjet e këtij raporti të jenë kryefjalë e debatit publik në vend, pasi integrimi është më shumë se kurrë në pikëpyetje.