FLASH :

“Qëllimi i Berishës është të ruajë monopolin e opozitës”, juristi: Mjeti i një partie nuk duhet të jetë dhuna

“Një opozitë e dhunshme nuk fiton kurrë”, kështu u shpreh juristi Rezart Kthupi në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News.

Gjatë intervistës, ai theksoi se dhuna nuk mund të jetë mjet i një partie politike.

“Asnjë protestë politikë nuk ka sjellë plotësimin e kërkesave politike. Pra cili është qëllimi i protestës? A ka vërtet qëllimin që të realizojë qeverinë teknike? Unë them që jo. Qëllimi i Berishës është të ruajë monopolin e opozitës. Perceptimi që të lë protesta është që ishte një protestë e dhunshme. Dhe në këndvështrim të qytetarit dhe faktorit ndërkombëtar nuk fiton kurrë një protestë e dhunshme sado e korruptuar të jetë qeveria. PD po përpiqet të fusë të gjithë opozitën në të njëjtin thes”, tha Kthupi.