Çaykur Rizespor ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit shqiptar Qazim Laçi në skuadër.
Klubi turk arriti marrëveshje me Sparta Praga për këtë transferim.
Pas finalizimit të detajeve të marrëveshjes mes palëve, lojtari i kombëtares shqiptare ka mbërritur në Turqi dhe ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Çaykur Rizespor.
Mesfushori kuqezi zhvilloi një sezon të plotë me Sparta Praga, duke luajtur në 50 ndeshje mes Ligës së Kampionëve, kampionatit çek dhe Kupës së Çekisë.
Klubi i Çaykur Rizespor i uron mirëseardhjen lojtarit të ri Qazim Laçi dhe i dëshiron shumë suksese në aventurën e tij të re.
Kontrollet mjekësore – Qazim Laçi iu nënshtrua kontrolleve mjekësore pranë spitalit “Acıbadem Fulya”.
Fillimisht iu kryen analizat e gjakut, më pas kaloi nëpër kontrollet ortopedike, të sëmundjeve të brendshme, okulistikë, ORL, kirurgji e përgjithshme dhe kardiologji.
Kontrollet përfunduan me testet e mushkërive dhe efortit fizik.