FLASH :

Pyetje dhe pikëpyetje për Hirësi Joanin

Nga Vasil Dishnica

Ne fundvitin e 2018-es, ne vigjilje te Krishtlindjes, nje miku im i femijerise i cili angazhohet prane Mitropolise se Korces, me ftoi ne nje mbledhje qe kish njoftuar i ashtuquajturi Mitropolit Joani.

Me deshiren me te madhe dhe me nostalgji per nje bisede te tille, sidomos ne qytetin tim te lindjes, hyj ne ambjentet e meposhtme te Katedrales dhe aty shoh rreth 60- 80 persona te ndryshem (ndoshta edhe me shume), duke perfshire klerike, popull te thjeshte, emigrante , pensioniste, mesonjes te universitetit dhe nje grup studentesh.

Duke pritur qe te degjoja ndonje predikim shpirteror nga Imzot Joani, per afro nje gjysme ore a me shume mitropoliti sillte ndermend shembuj te bamiresve me te medhenj qe ka njohur bota Orthodokse, ku fjalët kyç ishin: ”jep me nje dore edhe merr me dy”, ose ”dhuroni pa u menduar”.

Ne pikepamjen time me erdhen ndermend Inkuizicionet dhe Indulgjencat, kur mitropolit Joani gradualisht filloi qe me natyren e tij dinake te bente apel per ngritje fondesh ne kuader te Rikonstruktimit te Kishes ”Burimi Jetedhenes”, tradicionalisht e  njohur si Mitropolia, dhe te gjithe te pranishmit te kontribuonin duke dhururar shuma monetare si fillim, dhe duke u bere edhe ata apel te tjereve per te kontribuar.

Kesaj rradhe me ane te kesaj indulgjence nuk te lahej mekati, por te vendosej emri ne nje te ashtuquajtur Kodik, i cili do te dhurohej nga Vangjushi i shtypshkronjës  ”Kotti”.

Megjithate, ndoshta kushdo qe e lexon kete shkrim ne lexim te pare krijon nje pershtypje negative, ndoshta dhe ofenduese, ne rastin kur une me te drejten e natyrshme qe me lind e quaj kete kontribut si indulgjence, per arsyen e vetme sepse kishte shume menyra me transparente per te bere kete lajmerim: internet, masmedia, revista, apo njoftime neper shtyllat e korentit.

Joan Pelushi ka nje problem shume te madh, pasi deshton ne oratorine e tij te vaket, sepse nuk eshte aq i arsimuar sa do te donte te ishte, apo aq sa mendon te jete, pasi diplomat akademike i ka blere dhe kete e di shume mire gjith Korca se cfare eshte. Kjo duket me se miri ne menyren e tij te te shprehurit.

Jo pa qellim prifterinjte e mitropolise dhe gjithe Korcaret puro nuk e duan dhe e kundershtojne, si ne rastin konkret, kur denoi At Mishelin, vetem e vetem se ky i fundit nuk i pelqente keto padrejtesira dhe vazhdimisht apelonte per transparence, ashtu sikurse ndodhi po me te njejtin rast me Kishen e vjeter te Shen Gjergjit, te cilen per hir te miqesise dhe shperblimeve qe morri ai nga Kryebashkiaku, Mitropolit Joani terrhoqi ankimimin ne gjykate dhe sot ajo godine sherben si Bashkia e Korces.

Per te mos hyre ne me te thella edhe pse lajmerimi ishte ne ate forme, kur u pyet nga nje djale nga karriget e fundit, se sa do te ishte gjithe shuma monetare qe kushtonte projekti dhe cila kompani ndertuese do te lidhte kontraten, Joan Pelushi i pergjigjet vetem pyetjes se pare, duke u nisur dhe nga pesha e interesit.

Mitropolit Joani pergjigjet pa iu dredhur qerpiku dhe thote se projekti kushtonte € 700.000 (shtateqind mije euro), te cilat ne valuten Shqiptare ishin me shume.

Sa per kompanine e ndertimit qe do te lidhej kontrata, Joan Pelushi tha qe nuk ishte zgjedhur akoma.

Por si e kishte kalkuluar mitropoliti shifren e siperpermendur pa patur nje projekt?!

Per te qene korrekt tha qe Anastas Janullatos do te kontribuonte pjeserisht. Pjesa tjeter u takonte Korcareve.

Me ne fund Mitropoliti e mbyll mbledhjen dhe te gjithe largohen te zhgenjyer nga paturpesia e tij.

Nuk mjaftoi kaq por ne 2019 ka ardhur thirrja per fonde edhe ketu ne SHBA. Madje vetë Joan Pelushi  ka derguar thirrje per fonde.

Po ben me shume se 6 muaj qe ka nisur rikonstruktimi dhe nuk kemi pare as edhe nje ndryshim ne strukturen e kishes. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *