Para se të shpërthente e gjithë gama e ngjarjeve mediatike që përfshiu News 24, Panorama dhe Balkanweb, djali i biznesmenit Irfan Hysenbelliu, Fatmir Hysenbelliu, publikoi në rrjete sociale pamje nga pushimet luksoze në Sardenja, mes udhëtimeve me jaht dhe darkave me “krudo” të shtrenjta.
Kjo nuk është hera e parë që Hysenbelliu junior krihet teksa “fshati” i babait të tij digjet. Te Birra Korça, mallkonin veten sa herë që “Oni” shfaqej aty një javë përpara se të paguheshin rrogat, zbrazte arkat për udhëtimin e tij të radhës në Dubai, dhe punonjësit e gjorë do t’u duhej të prisnin dy apo tre javë të tjera që të merrnin hakun e djersës së ballit.
Ndërkohë, rreth 230 gazetarë dhe punonjës të grupit mediatik të familjes Hysenbelliu jetojnë me pasigurinë e vendit të punës, ndërsa kontrasti mes luksit të shfaqur publikisht dhe gjendjes ekonomike të stafit ka ngjallur reagime të ashpra në opinionin publik.
