FLASH :

Pushimet e vetmuara të Shakirës në Meksikë tregojnë formën fizike të 48-vjeçares

Këngëtarja e njohur kolumbiane Shakira ka tërhequr vëmendjen e fansave me pamjen e saj të shkëlqyer gjatë një pushimi në Cabo, Meksikë. Artistja 48-vjeçare u fotografua duke shijuar diellin në plazh me një bikini rozë metalike me detaje të stilizuara, duke vënë në pah format e saj të tonifikuara.

Autorja e hitit “Hips Don’t Lie” u pa fillimisht e shtrirë në rërë, në momente qetësie që ngjanin si meditim, përpara se të futej në det me flokët e kapura shkujdesur në një topuz. Më vonë, ajo veshi një fund mbulues në të njëjtën ngjyrë dhe mori me vete një çantë të madhe të kuqe lëkure.

Shakira po shijon një pushim të shkurtër mes turit botëror rekord “Las Mujeres Ya No Lloran”, i cili ka tejkaluar në shitje edhe emra të mëdhenj si Beyoncé dhe Lady Gaga, duke u shpallur si turneu më i madh i një artisteje femër në vitin 2025. Më 23 gusht ajo rikthehet në skenë me një koncert në Monterrey, Meksikë, përpara se të vijojë me shfaqjet në Europë, mes tyre edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Pas një periudhe të vështirë personale dhe ligjore, Shakira ka treguar se turneu i saj është një rikthim i fuqishëm dhe një hap i ri në karrierë. “Çdo rënie nuk është fundi, por fillimi i një udhëtimi më të mirë,” tha ajo gjatë një prej performancave të saj.