Kaos në koncertin e Beyoncé në Boston – bllokohet në skenë, punonjësi i sigurisë “qefli” përfiton nga momenti!
Një incident i pazakontë ka ndodhur gjatë koncertit të Beyoncé në Boston, ku një rekuizitë skenike (një makinë e stilizuar) dështoi në mes të performancës, duke bllokuar këngëtaren në vend dhe krijuar një situatë të papritur që u bë virale në rrjet.
Në videon e siguruar nga spektatorët, Beyoncé duket e ulur në skenë, ndërsa një anëtar i stafit përpiqet ta ndihmojë të dalë nga makina, e cila është bllokuar për shkak të një defekti teknik.
Por vëmendjen nuk e mori vetëm ajo — një punonjës sigurie, dukshëm më i përfshirë se duhet, afrohet drejt Beyoncé-s me një buzëqeshje që i tejkalon kufijtë profesionalë, dhe përfiton nga momenti për t’u afruar më shumë seç duhet.
“Ti do humbasësh vendin e punës!” – Fansat reagojnë ndaj personit që menaxhoi rekuzitën
Teksa pjesëtarët e stafit përpiqen ta zgjidhin situatën sa më shpejt, fansat shpërthyen online me humor dhe ironi, sidomos ndaj përgjegjësit të rekuizitës:
“Whoever was in charge of that prop? You about to lose your job!”
— një frazë që tani është bërë refren në TikTok e Twitter.
Fatmirësisht, Beyoncé ia doli të dilte nga situata pa asnjë lëndim, falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit të saj – dhe sipas burimeve, edhe Julius, truproja i saj i famshëm, ishte tashmë në rrugë për t’u përfshirë në rast se situata përshkallëzohej.
As makina nuk e ndal Mbretëreshën!
Pas zgjidhjes së defektit, Beyoncé e vazhdoi performancën me klas dhe qetësi, duke vërtetuar edhe një herë se asgjë nuk e ndal dot një ikonë në skenë.
Fansat në sallë shpërthyen në duartrokitje dhe në rrjetet sociale me mesazhe si:
“Jo vetëm këndon dhe kërcen si askush tjetër, por edhe i del përballë makinave që e bllokojnë në skenë!”