FLASH :

Punimet në Superstradën Tiranë-Durrës kthehen në makth për qytetarët dhe turistët

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e kantierit të superstradës Tiranë-Durrës, e cila është kthyer në një shqetësim të madh për qytetarët, biznesin dhe turistët.

Ky projekt mund të kishte nisur që me mbarimin e sezonit të kaluar veror dhe duke qenë se terreni i sheshtë i favorizon punimet, sot do të kishte mbaruar.

Por qeveria e la kastile pranë me fushatën zgjedhore, në mënyrë që qytetarët ta shihnin me sy dhe të krijohet ideja se këtu po punohet.

Por e vërteta është se me kaosin e trafikut të përditshëm, ndotjen dhe pamjen e shëmtuar me të cilën përballen çdo ditë qytetarët, kjo po kthehet dhe në një bumerang për turizmin.

Në fakt, turistët e huaj që në piskun e vapës do të mbeten për orë të tëra të bllokuar në trafikun e kësaj superstrade do të mallkojnë veten dhe nuk do të shkelin kurrë në Shqipëri.

Por për qeverinë shqiptare, interesi i biznesit dhe qytetarëve nuk është më primar, ndaj manisë së saj për të ruajtur pushtetin, ofiqet, dhe privilegjet që këto të fundit sjellin.