FLASH :

Publikohen formacionet zyrtare të finales PSG–Inter, ja si rreshtohen dy skuadrat për duelin në Mynih

Sonte në Mynih, Paris Saint-Germain dhe Inter Milan përballen për herë të parë në një ndeshje zyrtare – dhe pikërisht për të diskutuar trofeun më të rëndësishëm të futbollit europian për klube: Ligën e Kampionëve.

Për PSG, kjo është një mundësi e dytë për të shkruar historinë, pas humbjes në finalen e vitit 2020. Ndërsa Interi, që rikthehet për të dytin vit radhazi në një finale, kërkon titullin e katërt në këtë kompeticion, pas triumfeve në 1964, 1965 dhe 2010.

Formacionet zyrtare:

Paris Saint-Germain (trajner: Luis Enrique):
DonnarummaHakimi, Pacho, Marquinhos (C), Nuno Mendes
João Neves, Vitinha, Fabián Ruiz
D. Doué, Dembélé, Kvaratskhelia


Inter Milan (trajner: Simone Inzaghi):
SommerBastoni, Acerbi, Pavard
Dimarco, Mkhitaryan, Çalhanoğlu, Barella, Dumfries
Thuram, Lautaro Martínez (C)


Kjo finale pritet të jetë një përplasje mes talentit të ri dhe përvojës, mes një PSG-je me sulm të frikshëm dhe një Interi të ndërtuar mbi organizimin dhe balancën. Allianz Arena në Mynih është gati për të qenë dëshmitare e një faqeje të re në historinë e Champions-it – e cila do të shkruhet me emrin e vetëm një skuadre.

Ndeshja fillon në 21:00 dhe mund të ndiqet në RTSH Sport në Shqipëri.

dfggfdfdggfdgfdfdgfgdfdgdfggdf