Partia Demokratike ka marrë 15 mandate në në garën e fundit elektorale parlamentare në Tiranë.
Sivjet, me kodin e ri zgjedhor, PD ka vendosur në lista më mbyllura 12 deputetë, ndërkohë që gjithë të tjerët garojnë në lista të hapura.
Që do të thotë, nëse PD konfirmon të paktën rezultatin e zgjedhjeve të fundit në Tiranë, 3 deputetë nga listat e hapura do të jenë ata që do të garojnë me mundësi reale për një vend në Parlament.
Duket se më të mundshmit janë demokratët Jorida Tabaku, Ilir Alimehmetaj dhe kreu i ish-LSI Ilir Meta(j).
Tani, që demokratët të votojnë Jorida Tabakun dhe Ilir Alimehmetaj, kjo është krejt e natyrshme, pasi ata janë figura të reja dhe të pastra të së djathtës me kontribut konkret në parti, në beteja parlamentare dhe elektorale.
Tabaku në mënyrë të veçantë ka spikatur me kryesimin e komisionit hatimor parlamentar për çështjen e inceneratorëve, ku ka gozhduar kryeministrin Edi Rama, duke e bërë të qartë për të gjithë publikun, korrupsionin galopant që ka mbërthyer qeverinë e tij.
Përveç të tjerave, Tabaku ka dhe një meritë të spikatur në PD. Ajo ruajti ekuilibrat e partisë në një kohë kur kjo e fundit ishte totalisht e përçarë në dy blloqe, duke luajtur një rol të moderuar dhe përbashkues.
Dhe shkëlqeu në komisionin parlamentar pikërisht në këtë periudhë, kur partia po shkrumbohej mes dy zjarresh.
Por që në të njëjtën listë me Tabakun, demokratëve t’iu serviret për të votuar edhe emri i Ilir Metës, kjo ka brenda kontradikta të mëdha.
Blloku dhe 7%-shi i Ilir Metës, u bënë shkas që të ndodhte 21 janari famëkeq, që dy vite më vonë i kushtoi demokratëve rënoien nga pushteti.
Dhe kjo rënie, si për ironi të fatit ndodhi si pasojë e alenacës së Edi Ramës me Ilir Metën.
Pra personi që akuzonte korrupsionin qeveritar të mëshiruar tek Ilir Meta, dhe subjekti i këtij korrupsioni, bënë pakt bashkë për të rrëzuar Sali Berishën, që as e kishte provokuar dhe as e donte protestën, por që ra viktimë me këmbët veta me të.
Rama u mundua ti pastronte imazhin Metës, duke e bërë kryetar parlamenti dhe president dhe duke e ndërsyer ndaj Berishës, deri kur ju bëri të dyve gropën me çështjet përkatëse gjyqësore, të dyja të iniciuara me kallëzime penale të PS.
Kështu që kur demokratët të gjenden përpara fletës së votimit dhe të shohin emrat e Tabakut dhe të Alimehmetit, duhet të kujtohen mirë se çfarë përfaqëson Ilir Metaj për ta: një gabim strategjik, të cilin gabimisht Berisha po e riciklon.