FLASH :

Pse SPAK nuk shpall masë arresti për Sali Berishën?!

Struktura e Posaçme Anti – Korrupsion (SPAK) në mjaft raste ka krijuar një standard unik drejtësie. Në fakt jo për dhënien e drejtësisë por për linçimin popullor, duke prodhuar lajme nga Prokuroria, që nuk i përgjigjen të vërtetës por intereasit të prokurorëve të caktuar të lidhur me gazetarë të caktuar për përhapjen e informacionit.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, ajo që vihet re është edhe kontrasti i thellë i trajtimit të ngjarjeve që janë nën hetim.

I tillë është rasti i 21 Janarit.

Me një logjikë normale Sali Berisha sot duhej minimalisht të ishte në arrest shtëpie. Mirëpo SPAK zgjedh të kundërtën, sillet sipas fabulës “mora një letër në postë”, luan ‘posta-sh’ me Berishën, e nisëm flet-thirrjen por rrugës humbi.

Disa nga prokurorët e sotëm të SPAK janë dëshmitarë se si shokët e tyre prokurorë, më 21 Janar, i përzunë nga sheshi para Kryeministrisë, janë dëshmitarë se si i lanë gjithë natën jashtë dhe nuk u lejonin serverin e Gardës, deri sa e fshinë atë.

E pavarësisht atyre SPAK ende nuk vepron!

Berisha u thirr për të dëshmuar me ngjarjen ku shteti vrau 4 qytetarë të pafajshëm dhe menjëherë ditës tjetër prokurori që ka marrë nën hetim zv.kryeministren Balluku i lidhur me gazetarë të caktuar hodhi për konsum të masave pjesëza nga dosja si për të shpërqendruar opinionin nga ngjarja e 21 janarit.

Pyetja që shtrohet është shumë e thjeshtë pse SPAK nuk shpall masën e arrestit për Sali Berishën?

Pse sa herë Berisha paraqitet në SPAK, prokurorë të caktuar nxjerrin pjesëza të dosjeve për të larguar vëmendjen nga dosjet që rëndojnë dhe implikojnë drejtpërdrejt Sali Berishën?