Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë një inspektimi ushtarak në Korenë e Veriut, ku lideri suprem Kim Jong Un i ka vënë në provë nervat e një ushtari. Gjatë një ndalese përpara trupës, Kim bëri një koment të mprehtë dhe ngriti tonin e zërit – duke krijuar panik të menjëhershëm te një nga ushtarët pranë tij.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare që kanë analizuar pamjet zyrtare, ushtari në fjalë duket se për një çast mbeti pa frymë, derisa Kim shpërtheu në të qeshura, duke sqaruar se gjithçka ishte një shaka. Reagimi i frikësuar i ushtarit ka nxitur komente të shumta në rrjete sociale, duke hedhur dritë mbi atmosferën e tensionit dhe frikës që mbizotëron edhe gjatë situatave “miqësore” në prani të liderit autoritar.






