FLASH :

Parlamentaret 2025/ PS kryeson në shumicën e qarqeve, PD në avantazh në veri

Po vijon akoma procesi i numërimit në të gjithë Shqipërinë. Deri tani duket se partia Socialiste po kryeson dhe Edi Rama duket se e ka të sigurt mandatin e katërt por dhe partia Demokratike kryeson listen ne disa qarqe si: Fushë Krujë, Shkodër, Kukës…

Probleme në Gjirokastër, ndryshojnë numëruesit dhe komisionerët. Kryeson PS-ja

Në Gjirokastër ka pasur vështirësi në procesin e numërimit të votave, të paktën deri në orët e para të mëngjesit.

Problemi “buronte” nga Bashkia e Dropullit, nga ku numëruesit e një prej subjekteve politike nuk pranonin të numëronin votat deri në orën 01:30 të mëngjesit. Kjo më pas ka sjellë ndryshmin e numëruesve dhe të komisionerëve për të vijuar normalisht me procesin e numërimit.

Kryesuese në këtë qark është Partia Socialiste me 129.852 vota të numëruara dhe e dyta vjen Partia Demokratike me 85.456 vota. Në total deri më tani janë numëruar 997 kuti nga 5245 që janë gjithsej në këtë qark. Procesi i votimit aktualisht ka ndaluar për të rinisur rreth orës 10:30.

Sakaq, në Libohovë dhe Këlcyrë procesi i votimit ka përfunduar, me të dyja bashkitë ku kryeson Partia Socialiste.

Në Libohovë PD ka marrë 768 vota, ndërsa PS 1230 vota. Në Këlcyrë, PD ka marrë 968 vota dhe PS 1702 vota.

PD kryeson në Fushë Krujë pas numërimit të 15 kutive të para

Pas hapjes së 15 kutive të para në zonën e Fushë Krujës, Partia Demokratike ka dalë në avantazh me mbi 300 vota.

PD rezulton fituese në pothuajse të gjitha kutitë e numëruara deri tani, duke shënuar një përmbysje të fortë në disa prej bastioneve të njohura të Partisë Socialiste.

Numërohen 86 nga 405 kuti votimi në Shkodër, PD kryeson me mbi 1000 vota ndaj PS

Prej orësh po vijon numërimi në qarkun e Shkodrës.

Nga 405 qendra votimi, deri tani janë numëruar 101 kuti votimi. Si rezultat, PD ka marrë 9586 vota, PS 8261 vota.

Numërohen 72 nga 493 kuti në Durrës, kryeson PS

Në bashkinë e Durrësit nga 346 kuti janë numëruar 52 ku kryeson PS me 7611 vota, pasuar nga PD-ASHM me 5621 vota.

Në bashkinë e Krujës, kryeson PD-ASHM me 1800 vota ku ndërkohë PS ka 1606 vota.

Në bashkinë e Shijakut, PS kryeson me 1 414 vota, teksa PD-ASHM shkon me 721.

Numërohen 163 kuti në Korçë, kryeson PS

Në Korçë janë numëruar deri më tani 163 nga 422 kuti. Deri më tani PD-ASHM numëron 13859 vota, kurse PS 22157.

Deri më tani shifrat janë:

Pustec

Partia Socialiste – 1502 vota

Partia Demokratike – 460 vota

Kolonjë

Partia Socialiste – 3370 vota

Partia Demokratike – 1664 vota

KZAZ 75 në Korçë

Partia Socialiste – 4128 vota

Partia Demokratike – 3431 vota

Devoll

Partia Socialiste – 3782 vota

Partia Demokratike – 3060 vota

Pogradec

Partia Socialiste – 4220 vota

Partia Demokratike – 2895 vota

Maliq

Partia Socialiste – 2811 vota

Partia Demokratike – 1601

Numërimi i votave në Shkodër, kryeson PD

Edhe në qarkun e Shkodrës duket se Partia Demokratike ka marrë shumicën e votave të qytetarëve, të paktën për aq kuti sa janë numëruar.

Partia Demokratike kryeson me 11 mijë vota aktualisht. Në radhë të dytë vjen Partia Socialiste me 998 vota të numëruara dhe e treta Partia Social-Demokrate me 544 vota.

Ndërmjet bashkive të këtij qarku ka ndryshime të konsiderueshme, pasi në Shkoër, Fushë Arrëz dhe Pukë kryeson PD-ja, ndërsa në Malësinë e Madhe dhe Vaun e Dejës PS-ja.

Sakaq, Fushë-Arrëzi është shumë pranë rezultatit final pasi dhe vetëm 2 kuti janë mbetur për t’u numëruar.

Vijon pa ndërprerje numërimi në Kukës, në avantazh Partia Demokratike

Në Kukës janë numërurar 62 kuti nga 139 në total. PD-ASHM kryeson me 9132 vota, ndërsa Partia Socialiste ka 4704 vota deri më tani. Numërimi ka vijuar pa ndërprerje, por me ritme më të ulëta.

Në Kukës po numërohet kutia nr. 29.

Partia Demokratike – 3145 vota

Partia Socialiste – 2155 vota

Partia Social-Demokrate – 1438 vota

Në Has po numërohet kutia nr. 23.

Partia Demokratike – 2454 vota

Partia Socialiste – 1423 vota

Partia Social-Demokrate – 654 vota