Ndërsa në Srebrenicë varroseshin eshtrat e shtatë viktimave të tjera të genocidit të vitit 1995 dhe bota përkujtonte mbi 8 mijë burrat dhe djemtë myslimanë të ekzekutuar nga Ushtria e Republikës Serbe dhe grupet paraushtarake serbe, një akt i rëndë provokues tronditi qytetin në orët e mbrëmjes. Serbët vendosën përpara kishës lokale këngë nacionaliste dhe fyese ndaj boshnjakëve, duke përçuar mesazhe urrejtjeje dhe duke lartësuar krimet e së kaluarës.
Sipas mediave në Prishtinë, muzika e vendosur përfshinte këngë të Baje Malog Knindzhe, të njohura për glorifikimin e dhunës dhe thirrjet për dëbimin e boshnjakëve. Ky akt ndodhi menjëherë pasi përfundoi ceremonia përkujtimore, ku morën pjesë delegacione ndërkombëtare dhe familjarë të viktimave. Pavarësisht se Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë ka dënuar me burg të përjetshëm autorë si Ratko Mlladiç për genocid, presidenti serb Aleksandar Vuçiç vazhdon ta mohojë gjenocidin, duke e cilësuar ngjarjen vetëm si një “krim”.