Një protestë paqësore e organizuar nga nëna të veshura me rozë u shndërrua në një skenë kaosi këtë pasdite, pasi dhjetëra persona të maskuar sulmuan tubimin jashtë një hoteli për migrantë në Londër. Gratë dhe fëmijët ishin mbledhur përpara hotelit “Britannia International” në Canary Wharf, duke mbajtur flamuj të Anglisë dhe pankarta me thirrjen “stop the boats”, për të denoncuar ndikimin e krizës së migrantëve.
Por qetësia u ndërpre kur rreth 30 burra me balaklava, fytyrat e mbuluara dhe të armatosur me mjete tymuese, sulmuan turmën duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe duke thirrur slogane kundër kryeministrit Keir Starmer. Ata tentuan të thyenin rrethimin e hotelit, por u sprapsën dhe u ndoqën nga policia, e cila bëri disa arrestime.
Një nga protestueset, Kim, 60 vjeçe, tha se kishte dalë në protestë nga frika për sigurinë e familjes së saj. “Jetoj këtu, kam fëmijë dhe nipër, dhe duhet të jetë e sigurt për ta. Nuk i njohim azilkërkuesit, nuk dimë çfarë kanë bërë. Djali im nuk ka mundur të marrë një shtëpi, është në listën e bashkisë që kur ishte 17 vjeç,” tha ajo.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe po hetohet nga autoritetet.
