FLASH :

Problemet me dëmtimet në gju, mësohet sa do të qëndrojë Gavi larg fushave

Barcelona shpreson që problemet e dëmtimeve të Gavit të qartësohen në javët e ardhshme pa qenë nevoja të ndërhyhet me trajtim.

21-vjeçari mungoi në ndeshjen e fundit të Barcelonës për shkak të një dëmtimi në gju dhe pritet të qëndrojë jashtë edhe më gjatë.

Mungesa e Gavit kundër Rayo Vallecano u ndje te Barcelona, ndërsa ai u tërhoq edhe nga grumbullimi me Spanjën si masë paraprake.

Fillimisht ishte shpresuar se ai do të rikthehej këtë fundjavë kundër Valencias, por kjo nuk duket më e mundur, pasi shqetësimet vazhdojnë.

Dhimbja e tij është në të njëjtin gju ku sezonin e kaluar pësoi dëmtimin e ligamentit të kryqëzuar, por sipas “Sport”, vetë ligamenti nuk ka shenja dëmtimi.

Klubi katalanas ka konfirmuar se problemi lidhet me meniskun.

Shpresa e Barcelonës është që të shmanget operacioni, nëse është e mundur.

Sipas “Mundo Deportivo”, plani është që Gavit t’i jepet kohë për t’u rikuperuar me pushim, me shpresën se dhimbja do të zhduket.

Vetëm nëse situata nuk përmirësohet pas disa javësh, atëherë do të merret në konsideratë një artroskopi, si hap i ardhshëm. Aktualisht, mesfushori pritet të pushojë për tre javë të tjera para se të shqyrtohet alternativa e ndërhyrjes, megjithatë nëse rikuperohet më shpejt, mund të kthehet më herët.