FLASH :

Princi William dhe Kate Middleton po kërkojnë vendbanim të ri, një opsion se ku mund të zhvendosen

Pas tre vitesh në Adelaide Cottage në Windsor, Princi William dhe Princesha Kate Middleton po shqyrtojnë mundësinë e një zhvendosjeje në një rezidencë të re mbretërore. Sipas burimeve pranë çiftit, Adelaide Cottage është bërë e vogël për nevojat e familjes së tyre dhe ata janë në kërkim të një shtëpie që ofron më shumë hapësirë dhe privatësi.

Një nga opsionet që po konsiderohet është Fort Belvedere, një rezidencë historike nga shekulli i 18-të, e ndodhur në një zonë të izoluar të Parkut Windsor. E njohur për stilin e saj gotik dhe historinë mbretërore, Fort Belvedere ka qenë dikur në pronësi të Mbretit Edward VIII. Ajo përfshin ambiente si një pishinë e jashtme, fushë tenisi, serë, dy pellgje dhe tre shtëpi për stafin.

Më herët, u përfol për një zhvendosje të mundshme në Lozhën Mbretërore, por kjo nuk ndodhi pasi Princi Andrew nuk pranoi të largohej. Një tjetër mundësi ishte edhe një nga krahët e Kështjellës Windsor, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.

Aktualisht, William dhe Kate jetojnë me tre fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis, në Adelaide Cottage, në pronën e Windsor-it