FLASH :

Princesha Charlotte “vjedh” vëmendjen në finalen e Wimbledonit, mimikat e saj nuk i shpëtojnë kamerave

Finalja e meshkujve në Wimbledon këtë të diel nuk ishte vetëm një përballje e fortë midis Carlos Alcaraz dhe Jannik Sinner, por edhe një rast ku vëmendja u përqendrua tek një tifoze shumë e veçantë: Princesha Charlotte.

E shoqëruar nga prindërit e saj, Princ William dhe Princesha Kate Middleton, si dhe vëllai i saj, Princi George, 10-vjeçarja Charlotte ishte e pranishme në tribunën qendrore për të ndjekur nga afër spektaklin e tenisit. Dhe megjithëse nuk ishte ajo në fushë, shprehjet e saj spontane gjatë ndeshjes “vodhën shfaqjen” në rrjetet sociale dhe në titujt kryesorë të mediave.

Charlotte, e cila raportohet se është një fanse e zjarrtë e Carlos Alcaraz, përjetoi çdo moment të ndeshjes me intensitet: herë duke treguar ankth, herë gëzim, herë habi apo tension. Në disa momente, ajo mbuloi fytyrën me duar, duke zbuluar thonjtë e saj të lyer me një rozë të ndritshme, një detaj i vogël që nuk iu shpëtoi kamerave.

Kjo ishte paraqitja e saj e tretë në Wimbledon, që nga debutimi i saj në vitin 2023. Pavarësisht moshës, Charlotte duket e lidhur ngushtë me këtë turne dhe atmosferën e veçantë që e karakterizon, dhe nuk heziton ta shprehë këtë entuziazëm në mënyrën më të ëmbël e natyrale.

Në një event ku formaliteti dhe eleganca mbizotërojnë, prezenca e Princeshës Charlotte solli një dozë të freskët spontaneiteti, duke e bërë edhe njëherë të qartë pse ajo është tashmë një nga figurat më të dashura të familjes mbretërore në sytë e publikut.