FLASH :

Prezantimi/ Një mesfushor nga Bregu i Flidishtë për Partizanin

Partizani i Tiranës ka bërë një tjetër lëvizje në merkato duke forcuar repartin e mesfushës me një talent premtues nga Afrika. Klubi i kuq ka prezantuar zyrtarisht afrimin e ri, Arafat Doumbia, një 20-vjeçar nga Bregu i Fildishtë që ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Pas eksperiencës në kampionatin algjerian me CR Belouizdad, Doumbia do të provojë për herë të parë futbollin europian me fanellën e Partizanit.