FLASH :

Prezantimi i Inzaghit te Al Hilal të lë pa fjalë

Simone Inzaghi ka marrë një hap të madh në karrierën e tij duke u larguar nga Interi dhe duke pranuar ofertën e bujshme të Al Hilal në Arabinë Saudite. Trajneri italian pritet ta firmosë sot kontratën në Paris dhe debutimin ta bëjë në Kupën e Botës për Klube, në përballjen kundër Real Madridit më 18 qershor.

Oferta saudite, që i është bërë për herë të parë në prill, rezultoi vendimtare. Një kontratë deri në vitin 2028 dhe një pagë prej mbi 25 milionë eurosh në sezon. Me këtë marrëveshje Inzaghi hyn në mesin e trajnerëve më të paguar në botë, krahas emrave të mëdhenj si Pep Guardiola dhe Diego Simeone.

Tek Al Hilal ai do të drejtojë një grup të mbushur me yje ndërkombëtarë si Sergej Milinkovic-Savic, Kalidou Koulibaly dhe Joao Cancelo. Klubi është gjithashtu pranë finalizimit të një marrëveshjeje të madhe për sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen.

Sipas shortit të Botërorit të Klubeve, Al Hilal mund të përballet me Juventusin në fazën e 1/8-ave dhe, në një skenar emocionues, me ish-ekipin e Inzaghit, Interin, në çerekfinale.