Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe në ndalesën e fundit të turneut të tij në Lindjen e Mesme.
Trump vizitoi më herët Arabinë Saudite dhe Katarin, përpara se të mbërrinte dje në Abu Dhabi.
Presidenti amerikan deklaroi se Emiratet do të investojnë 1.4 trilionë dollarë në sektorin e inteligjencës artificiale në SHBA gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm.
Ndërkohë, një grup senatorësh amerikanë po përpiqet të ndalojë një shitje armësh prej 3.5 miliardë dollarësh drejt Emirateve dhe Katarit, për shkak të shqetësimeve se këto marrëveshje mund të përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë familjen e Trump.
Presidenti Trump pritet të largohet nga Emiratet në orën 13:00 me orën lokale (09:00 GMT).







