FLASH :

“Politika ta ngrit shtypjen”, Dafina Zeqiri reagon pas rezultatit të Eurovisionit

Mbështetja e Dafina Zeqirit për grupin Shkodra Elektronike ka qenë e pakushtëzuar gjatë gjithë rrugëtimit të tyre në Eurovision.

Këngëtarja nuk ka ngurruar të promovojë dhe të tregojë publikisht vlerësimin për këngën “Zjerm”, e cila rrëmbeu 173 pikë nga publiku dhe u mirëprit me entuziazëm.

Megjithatë, pavarësisht pritshmërive të larta dhe reagimeve pozitive, Shqipëria u pozicionua e teta në finalen e madhe, një renditje që për shumë fansa u konsiderua zhgënjyese.

Pas këtij rezultati, Dafina nuk e fshehu zhgënjimin e saj. 

“Politika e Eurovizionit ta ngrit shtypjen”, shkruan Dafina në Instagram, duke lënë të kuptohet se sipas saj, rezultati nuk pasqyroi meritën artistike të këngës, por u ndikua nga faktorë të tjerë jo muzikorë.