FLASH :

Policia raprezalje në Tiranë ndaj makinave luksoze/ Sekuestrime, heqje xhamash dhe gjoba të majme

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka vijuar me kontrolle të shtuara në akset rrugore gjatë javës së fundit, duke përdorur mjete të teknologjisë së lartë si dronë, radarë dhe kamera, së bashku me shtimin e prezencës fizike të shërbimeve të Policisë Rrugore.
Si rezultat i këtyre kontrolleve të intensifikuara:

49 shtetas janë arrestuar apo proceduar penalisht për shkelje të Kodit Rrugor;
15 prej tyre janë ndaluar për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi;
4 persona janë kapur në kërkim për vepra të ndryshme penale;
40 automjete janë bllokuar për shkelje të ndryshme;
14,495 masa administrative janë vendosur ndaj drejtuesve të mjeteve;
21 leje drejtimi janë pezulluar.

Policia Rrugore vijon të bëjë thirrje për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, duke nënvizuar rëndësinë e sigurisë në rrugë për jetën e çdo qytetari. Njëkohësisht, Policia fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, në mënyrë që të parandalohet çdo rrezik i mundshëm në trafik.