FLASH :

Policia prek fundin/ Ish-shoferi i Prodës dhe ushtari i Shullazit, ja fut vrapit kur sheh SPAK

Drejtori i Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka, ka thyer gjunjët teksa po përpiqej të arratisej nga oficerët e BKH-së, pasi është i dyshuar për përfshirje në korrupsion. Është interesante që në krye të kupolës së shtetit, Ilir Proda, drejtori i Bandave dhe Krimit, ka vendosur gjithashtu ushtarë të devotshëm të krimit si mëkëmbës të tij. Në fakt, Roven Zeka rezulton të ketë qenë shoferi personal i Prodes dhe njihet si një ushtar i betuar i bandës së rrezikshme të Emiliano Shullazit.

Duket tejet e habitshme që Zeka të ketë tentuar t’ia mbathë, të arratiset nga policia, vetëm për një çështje korrupsioni që lidhet me mbylljen e një rasti aksidenti. Arsyeja e vërtetë pse Zeka është frikësuar, është se ka dyshuar se SPAK mund ta kapte “me presh në dorë” për diçka më të madhe. Ndoshta Zeka ka patur frikë se do t’i sekuestroheshin dokumente që mund të nxirrnin në pah borderotë e të qenit të tij një ushtar i bandës së Shullazit, i cili merrte pagesa të përmuajshme për shërbimin e tij ndaj botës së krimit.

Gjithashtu, ende nuk dihet se çfarë kanë gjetur oficerët e BKH-së në banesën e Prodes gjatë kontrollit. Priten sqarime të mëtejshme nga institucionet e drejtësisë për këtë rast.


Kujtojmë se pak ditë më parë, një valë hakmarrjeje mes bandash përfshiu vendin, ku nga Lezha në Tiranë, u bë atentat 5 personave, ku njëri vdiq në Lezhë dhe 4 mbetën të plagosur nga dora e krimit. Ndërkohë, policia, që duhet të na mbrojë nga këta banditë dhe që duhet të garantojë rendin dhe sigurinë për qytetarët, “ja fut vetë vrapit” dhe ia mbath nga frika e drejtësisë, çka tregon më qartë se në çfarë derexheje ndodhet vendi sot.


Skandali tjetër është se kjo situatë serviret sikur Zeka dorëzohet vetë ne polici, por ndërkohe e vërteta është komplet ndryshe, pasi ai arratiset kur pa SPAK-un në derë dhe mësohet se është dëmtuar gjatë tentativës për tu arratisur.