Një situatë kaotike është regjistruar paraditen e sotme në Durrës, ku zjarri që ka përfshirë një pjesë të tregut ka sjellë jo vetëm panik, por edhe përplasje fizike mes qytetarëve dhe forcave të rendit. Të rinj të shumtë kanë tentuar të hyjnë në zonën e rrezikshme për të marrë mallrat dhe pajisjet e tyre, ndërkohë që policia ka krijuar perimetër sigurie për të shmangur viktima të mundshme.
Përplasjet kanë agravuar në disa momente, duke u shoqëruar me shtyje dhe debate të ashpra. Zjarrfikësit po vijojnë përpjekjet për të vënë flakët nën kontroll, ndërsa shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur.







