Padyshim që të gjithë qytetarët e kryeqytetit janë dakord që monopatët apo skuterat elektrikë, të cilët i sheh të lëvizin pa rregull në çdo trotuar apo rrugë të kryeqytetit, të ndëshkohen dhe disiplinohen, në mënyrë që të mos bëhen burim për aksidente të ndryshme.
Në fakt, policia, e ndërgjegjshme për këtë, ka nisur të marrë masa. Ajo ka nisur të gjobisë drejtuesit e këtyre mjeteve.
Sikurse shihet edhe nga një video e publikuar së fundmi nga policia, drejtues të ndryshëm të këtyre mjeteve janë gjobitur pikërisht sepse lëviznin jo në korsi të dedikuar, p[or në rrugën e kalimit të automjeteve, duke vënë në rrezik sigurinë e tyre dhe të drejtuesve të tjerë të mjeteve.
Vetëm ka dyshime se sa efikase do të jetë forca shtrënguese për vjeljen e këtyre gjobave, për sa kohë këto mjete nuk janë të regjistruara dhe nuk mund t’iu verifikohet historiku i gjobave.







