FLASH :

Policia e Tiranës zbardh bilancin: Arrestime për drogë e dhunë, aksidente me të plagosur dhe persona në kërkim

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
-R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike Kokaine;
-E. I., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 i gjetën një sasi të dyshuar narkotike Kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin R. K., 26 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. H., 56 vjeçe pasi dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar me një shtetase 33-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. D., 44 vjeçe, pasi për motive të dobëta ka kanosur nëpërmjet celularit një shtetas 24-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-shpallën në kërkim shtetasin E. M., 36 vjeç, pasi dyshohet se për motive pronësie ka kanosur një bashkëmoshatare të tij;
-shpallën në kërkim shtetasin O. A(V)., 28 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur dhe goditur me shpullë një shtetase 41-vjeçare. Punohet për kapjen e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin A. Ç., 37 vjeç, pasi automjeti që drejtonte ka përplasur këmbësorin shtetasin M. Gj., 67 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-arrestuan shtetasin A. A., 29 vjeç, pasi automjeti të cilin dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. Rr. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut.

-Me datë 20.08.2025, shtetasja D. A, kallëzon se i është larguar nga banesa nëna e saj shtetasja V. Y., 76 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

-Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen e kontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth ores 02:00, ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policise Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.