Një skenë e pazakontë është regjistruar në kryeqytet, ku një polic rrugor, mes reshjeve të dendura, u filmua duke kërcyer dhe bërë gjeste si “snajperist”.
Ky episod gazmor ka thyer për pak atmosferën e rënduar të trafikut në Tiranë, duke sjellë të qeshura dhe shpërndarje masive në rrjet. Shumë komentues e kanë quajtur policin “hero i humorit” dhe një shembull se si edhe në mes të kaosit të përditshëm, një moment i vogël mund të sjellë gëzim te qytetarët.







