FLASH :

Pogradec/ Turistët hollandezë u bllokuan në liqen me kanoe, babë e bijë nxirren në breg nga policia

Dy turistë hollandezë, babë e bijë, janë shpëtuar nga policia kufitare në zonën e Tushemishtit, Pogradec, pasi u bllokuan gjatë një lundrimi me kanoe në liqen dhe kërkuan ndihmë.

Policia ndërhyri menjëherë dhe i nxori në breg në gjendje të mirë shëndetësore. Ata po shoqërohen drejt hotelit ku janë akomoduar për pushime. Policia kufitare vazhdon patrullimet ditore përgjatë liqenit të Pogradecit për të garantuar sigurinë e pushuesve dhe për të parandaluar ngjarje të rrezikshme në ujë.