Pogradec/ Katër persona sherr me sende të forta për motive pronësie, policia i procedon. I përfshirë kryeplaku (EMRAT)

Një sherr për motive pronësie ka ndodhur në Tushemisht të Pogradecit, ku katër persona janë përfshirë duke goditur njëri-tjetrin me sende të forta. Fatmirësisht, përveç lëndimeve trupore, nuk ka pasoja të rënda.

Policia ka proceduar të katër personat, ku dy duken se janë të afërm, pasi mbajnë të njëjtën mbiemër, të paktën nisur nga njoftimi i policisë. Njëri nga personat, Ilirjan Tasellari është kryetari i fshatit.

Njoftimi paraprak i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve ne Komisariatin e Policise Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal per shtetasit:

Ilirjan Tasellari 53 vjeç, Prokop Pilinçi, 35 vjeç, Johan Muçllari 26 vjeç, dhe Jetmir Muçllari 52 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta, pas një konflikti për motive pronësie.