FLASH :

“Po po, do festojmë që ç’ke me të…”, Gonxhja vijon me “sazet”, transferon festën me balerina në Kombinat

Lajmi i bërë publik në media ditën e djeshme ku shfaqej duke festuar me balerina Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja me stafin duket se nuk ka bërë aspak përshtypje për të.

Si për ti bërë karshillëk medias dhe situatës kritike ku ndodhet qeveria Rama, ministri Gonxhja ka organizuar një tjetër festë me ‘tam-tame’ të mëdha në Kombinat.

Këtë e dëshmojnë fotot e publikuara në profilin e tij në “Facebook” shoqëruar me tekstin “Po, po, do festojmë që ç’ke me të…”

Me Ramën në pozicion të vështirë si asnjëherë më parë, me shërbimet online të paralizuara si pasojë e aferës së AKSHI-it, kjo qasje e Ministrit Gonxhja kontraston shumë.

Akoma edhe më të fortë kontrastin e bën fakti se asnjë Ministri tjetër nuk ka zhvilluar festë me atmosferë të tillë të shfrenuar.

Ndërkohë qeveria e kryeministrit Edi Rama ndodhet realisht në një situatë krejtësisht të vështirë politike që prej vitit 2013.

Me çështjet e hapura nga SPAK nga njëra anë dhe opozitën që ka filluar protestat duke nxjerrë qytetarët në shesh nga njëra anë dhe kryeministrin që ende nuk po bën asnjë lëvizje politike nga ana tjetër, e bëjnë edhe më të vështirë situatën e krijuar në këtë mandat qeverisës.