FLASH:

Po fëmijët e helmuar në Gramsh a kanë arsye për të festuar 1 Qershorin?

1 Qershori është dita e fëmijëve, është ditë feste, por është edhe një ditë reflektimi nëse këtë vend e kemi bërë më të mira për fëmijët tanë, pasi në fund të fundit këtë tokë, nuk e kemi trashëgim nga të parët, por ua kemi marr borxh pasardhësve.


Sot në këtë ditë, vëmendja jonë shkon për fëmijët e helmuar nga salmonela në kopshtin publik të Grashmit, prindërit e të cilëve nuk kanë marrë një përgjigje konkrete se kush është përgjegjës për helmimin e fëmijëve të tyre.


Kjo sepse AKU dhe instancat e tjera kanë vendosur të mbrojnë përgjegjësit, siç bën kur në treg u hodh mishi me salmonelë dhe akullohet me përbërës të ndaluar që helmuan fëmijët tanë.
Sot është një ditë kur duhet të kujtojmë dhunën ndaj fëmijëve në çerdhe e kopshte, e kur duhet të kujtojmë vrasjen e Martin Canit dhe plagosjet në dyert e shkollave.
Sot është një ditë kur prindërit duhet të ndërgjegjësohen se duhet të kërkojnë llogari për fëmijët e tyren tek institucionet, ka reaguar Qëndresa Qytetare.