Planeti Tokë mund të dalë nga orbita dhe të ngrihet përjetësisht” – Paralajmërimi befasues i shkencëtarëve

Ka dhjetëra filma që e imagjinojnë fundin e botës, por një studim i ri shkencor ka ngritur një pyetje shqetësuese: Po sikur zhdukja e Tokës të mos jetë thjesht fantazi?

Studiues nga Instituti i Shkencave Planetare dhe Universiteti i Bordeaux kanë parashikuar një skenar të frikshëm: nëse një yll do të kalonte pranë sistemit tonë diellor, ekziston një mundësi që planeti Tokë të dalë nga orbita. Kjo do ta largonte nga Dielli, duke sjellë një rënie ekstreme të temperaturave – deri në ngrirjen e plotë të gjithçkaje.

Fatmirësisht, shanset që kjo të ndodhë janë shumë të vogla. Gjatë pesë miliardë viteve të ardhshme, probabiliteti që një yll ta nxjerrë Tokën nga orbita është rreth 0.2%. Ndërsa Marsi rrezikon më shumë, me 0.3% shanse për përplasje ose dalje nga sistemi, Plutoni rezulton më i rrezikuari me 5%.

Autorët e studimit, Nathan Kaib dhe Sean Reynold, zbuluan përmes simulimeve të avancuara se tetë planetët e sistemit tonë diellor – si dhe Plutoni – janë “dukshëm më pak të qëndrueshëm nga sa mendohej më parë”. Lajmi është publikuar në platformën shkencore arXiv dhe ka ngjallur debat të gjerë në komunitetin akademik.

Pra, edhe pse fundi i botës nuk është afër, Toka – dhe njerëzimi – nuk janë aq të paprekshëm sa duam të besojmë.