Një 23-vjeçar është plagosur me thikë ditën e sotme në bulevardin e qytetit të Peshkopisë.
I riu u dërgua fillimisht për ndihmë mjekësore në spital, më pas u transportua me helikopter tek Trauma në Tiranë pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 11.00, gjatë një konflikti për motive të dobëta mes të plagosurit, 23-vjeçarit me iniciale Xh .D., banues në fshatin Ushtelenxë, dhe 24-vjeçarit me iniciale I. G., banues në fshatin Brezhdan.
Autori i dyshuar i ngjarjes është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Dibër
Plagosi me mjet prerës, 23-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori i dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tij.
Rreth orës 11.00, në bulevardin e qytetit të Peshkopisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi I.G., 24 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh.D., 23 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Shtetasi I. G., është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisën vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.







