FLASH :

Plagosje me thikë në fshatin Ndërlysaj të Thethit – një i ri përfundon në spital

Një i ri ka mbetur i plagosur pas një perleshjeje të ndodhur pak minuta më parë në fshatin Ndërlysaj, në zonën turistike të Thethit. Sipas burimeve paraprake, pas një konflikti fizik, një banor vendas është goditur lehtë me thikë.

I plagosuri ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas është transportuar drejt spitalit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia është nisur menjëherë drejt zonës dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e konfliktit.