DURRËS – Një 36-vjeçar është plagosur me armë zjarri në zonën e Fllakës mbrëmjen e sotme.
Arbër Goreja u qëllua me armë zjarri teksa po udhëtonte me makinë. Edhe atentatorët po ashtu ishin në lëvizje me një automjet kur qëlluan drejt 36-vjeçarit.
Aktualisht Arbër Goreja ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku pati një ndërhyrje kirurgjikale, për shkak të plagëve të marra.
“Rreth orës 20:00, në zonën e Fllakës, dyshohet se për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, sqarimin dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes”,- njofton policia.