Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në fshatin Sheqeras, Maliq, ku një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës (thikë), por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa sot, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë kanë referuar materialet në Prokurori.
Si rezultat, ka nisur procedimi penal ndaj një 14-vjeçari, i dyshuar për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Njoftimi i plotë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme ku, në fshatin Sheqeras, Maliq, ngeli i dëmtuar me mjet presës thikë një 15- vjeçar, jashtë rezikut për jetën, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policis Korçë, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 14- vjeçar, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.







