FLASH :

Plagosi me mjet preres (thike) nenen e tij, vihet në pranga shtetasi Itles Sula.

Një ngjarje e rëndë familjare ka ndodhur në fshatin Pocest të njësisë Maqellarë, ku një 26-vjeçar, Itles Sula, ka plagosur me thikë nënën e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta. E plagosura, 50-vjeçarja N.S., është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar u arrestua menjëherë nga shërbimet e Policisë, ndërsa thika e përdorur u sekuestrua si provë materiale. Sipas burimeve, i riu dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, edhe pse nuk ka një kartelë të konfirmuar mjekësore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.