FLASH :

Plagoset me thikë një person në Shkodër, kapet autori i dyshuar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës, pranë zonës së njohur si “Ish-Dega”, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti mes dy individëve.

Sipas burimeve paraprake, pas një përplasjeje fizike, autori ka nxjerrë thikën dhe ka goditur tjetrin, duke i shkaktuar plagë të rënda. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po merr trajtimin mjekësor të nevojshëm.

Ndërkohë, autori i dyshuar është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në komisariat. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti.