FLASH :

Pjesë e fushatës “Make America Healthy Again” të presidentit Trump, Coca-Cola do të përdorë sheqer natyral në SHBA për produktet që shiten në tregun amerikan

Kompanitë ushqimore në SHBA po i kushtojnë gjithnjë e më shumë vëmendje zëvendësimit të përbërësve me alternativa më të shëndetshme, si pjesë e fushatës së ministrit të Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., me sloganin “Ta bëjmë Amerikën sërish të shëndetshme”.

Javën e kaluar, presidenti Donald Trump deklaroi se Coca-Cola ka rënë dakord të përdorë sheqer natyral nga kallami i sheqerit në produktet që shiten në tregun amerikan. Aktualisht, kompania përdor këtë lloj sheqeri në disa vende të tjera, si Meksika, ku “Coca-Cola meksikane” me sheqer nga kallami është e pranishme edhe në disa supermarkete të SHBA-së, e paketuar në shishe qelqi.

Fitimet e Coca-Cola kalojnë pritshmëritë

Ndërkohë, Coca-Cola ka publikuar këtë të martë rezultate më të larta se pritshmëritë për tremujorin e dytë të vitit, duke përfituar nga kërkesa e fortë për pijet me zero kalori dhe çmimet më të larta në treg.

Të ardhurat u rritën me 2.5%, duke arritur në 12.62 miliardë dollarë, më shumë se pritshmëria prej 12.54 miliardë dollarësh, sipas të dhënave të LSEG.

Kompania pret që fitimi vjetor për aksion të jetë pranë kufirit më të lartë të objektivit të saj për rritje prej 2–3%, i ndihmuar edhe nga dobësimi i dollarit amerikan.