Pjesa e parë e ndeshjes mes Letonisë dhe Shqipërisë u mbyll me rezultat të barabartë 1-1. Shqipëria kaloi e para në avantazh pas një aksioni të shpejtë, ku Rey Manaj finalizoi saktë brenda zonës pas një pasimi të mirë nga krahu. Kuqezinjtë ushtruan presion të vazhdueshëm në minutat në vijim, por nuk arritën të dyfishojnë. Letonia reagoi në fundin e pjesës së parë dhe arriti të barazojë me një gol të ardhur nga një goditje nga këndi, duke përfituar nga një shpërqendrim në mbrojtjen shqiptare. Loja ishte e ekuilibruar, me Shqipërinë më kërkuese dhe Letoninë efektive në momentin e duhur.