FLASH :

Piruetat qesharake të kryetarit të Bashkisë Gramsh për helmimin e fëmijëve në kopësht: Nuk e dimë nëse e kanë nga ushqimi!

Kryetari i Bashkisë Gramsh, Besjan Ajazi, në linjë të plotë me partimet e Partisë Socialiste në pushtet, sipas të cilës duhet mohuar çdo bëmë e skandal, deri në provë të kundërt, bëri sot disa pirueta qesharake për të minimizuar helmimin e dyshuar të rreth 70 fëmijëve të kopshtit të Gramshit.

Ai tha se në kopësht gatuhet nga profesionistë dhe se ushqimi ka qenë gjithnjë i mirë. Ai pranoi se disa disa raste të fëmijëve të helmuar bëhej fjalë për salmonelë, por tha se nuk mund ta pohonte se bëhej fjalë për helmim nga ushqimi, sepse sipas tij, deri tani nuk i kishin dalë ende analizat laborartorike.

Qytetarët e Gramshit, që kanë votuar gjithnjë në masë Partinë Socialiste, duhet të kuptojnë, se pasi të votojnë, ata që i përfaqësojnë dhe që flasin në emër të tyre, me  votat që ata u kanë dhënë, po ju thonë tani se fëmijët i keni të helmuar, por ne nuk mbajmë përgjegjësi.

Përgjegjësit le t’i gjejë Prokuroria tha Ajazi, me një qëndrim antipatik dhe të nevertitshëm, ku ai nuk shfaqi asnjë lloj empatie dhe keqardhjeje për fëmijët e helmuar.