FLASH :

Momenti kur piloti refuzon kontrollin e policisë, por më pas arrestohet, pasi ishte në gjendje të dehur

Një video tronditëse e truporeve të policisë ka zbuluar momentin kur një pilot i Southwest Airlines u nxor zvarrë nga avioni pak para nisjes së fluturimit, pasi dyshohej se ishte nën efektin e alkoolit.

David Allsop, 52 vjeç, ishte planifikuar të pilotonte Fluturimin 3772 drejt Çikagos në janar, por u arrestua nga policia në aeroportin Savannah/Hilton Head në Georgia. Pamjet e incidentit u publikuan këtë të enjte dhe kanë shkaktuar bujë në industrinë ajrore.

Pasagjerët ishin ulur, piloti “bënte kontrollin final” – kur policia ndërhyri!

Allsop po kryente kontrollet para-fluturimit, ndërsa pasagjerët kishin zënë vendet, kur oficerët e TSA njoftuan policinë për sjellje të dyshimtë nga ana e tij. Nuk është e qartë se çfarë saktësisht i bëri të dyshojnë, por një nga oficerët deklaroi se Allsop “kundërmonte alkool”, gjë që piloti e justifikoi me një “nikotine pouch”.

Gjatë përballjes në “jet bridge”, Allsop pranoi se kishte pirë “disa birra mbrëmë, rreth 10 orë më parë”. Kur u pyet për numrin e saktë, ai u përgjigj: “tre Miller Light“, së bashku me bashkëpilotin e tij.

Refuzoi testin e gjakut, dështoi në testet e përqendrimit – më pas u ndalua me pranga

Piloti fillimisht refuzoi t’i nënshtrohej testit të përqendrimit, por më pas u bind dhe kreu provat në vend. Ai dështoi dy nga tre testet, sipas raportimeve të WMUR. Kur iu kërkua një test gjaku për të matur sasinë e alkoolit në gjak, Allsop refuzoi sërish.

Menjëherë pas kësaj, ai u arrestua, u vendos në pranga dhe u largua nga aeroporti për t’u marrë në pyetje. Kompania Southwest Airlines konfirmoi se ai është shkarkuar nga detyra, duke thënë:

“Asgjë nuk është më e rëndësishme për Southwest sesa siguria e pasagjerëve dhe stafit tonë.

Karrierë e shkatërruar: Nga Forcat Ajrore në skandal penal

Allsop kishte mbi 19 vite përvojë në Southwest Airlines, ndërsa më parë kishte shërbyer në Forcat Ajrore të SHBA, duke filluar me Skuadrën e 50-të të Transportit Ajror që në vitin 1998.

Licenca e tij e pilotit është revokuar nga FAA (Administrata Federale e Aviacionit), ndërsa ndaj tij priten akuza penale në nivel federal. Nëse dënohet, Allsop mund të përballet me ndëshkime të ashpra ligjore që do i japin fund përfundimisht karrierës së tij në aviacion.

Ai nuk ka komentuar ende publikisht për incidentin.