Pas muajsh spekulimesh, Pete Wicks dhe partnerja e tij nga emisioni Strictly Come Dancing, Jowita Przystal, kanë konfirmuar zyrtarisht lidhjen e tyre me një skenë të zjarrtë në O2 Arena të Londrës. Dyshja u puthën plot pasion gjatë një performance në një event të veçantë live, ku Pete prezantoi podkastin e tij “Staying Relevant” me mikun e tij Sam Thompson.
Pete, 36 vjeç, dhe Jowita, 31 vjeçe, kishin planifikuar të performonin këtë rutinë në finalen e “Strictly”, por pasi nuk arritën ta çonin deri në fund garën, e ruajtën për këtë natë speciale. Publiku i sallës së mbushur plot përjetoi jo vetëm një shfaqje spektakolare vallëzimi, por edhe shkëndijat e qarta të kimisë mes tyre në skenë.
Burime pranë çiftit konfirmojnë se Pete dhe Jowita janë zyrtarisht bashkë prej disa javësh. “Ata e mbajtën gjithçka profesionale gjatë xhirimeve të Strictly. Nuk pati asnjë ndërthurje me Maura (Higgins). Por sapo Pete ishte beqar, gjërat mes tij dhe Jowitës u ngrohen sërish dhe tani janë çift,” – tha një burim për Daily Mail.
Spekulimet për romancën nisën që më herët, kur Pete postoi një urim të përzemërt për ditëlindjen e Jowitës, ku shkroi: “Nuk ishte kurrë thjesht për vallëzimin… ishte për njeriun. Jam me fat që të kam në jetën time.”
Dyshja nuk e fshihën më afërsinë as në rrjetet sociale – Pete ndau foto të përbashkëta në studio vallëzimi, në dalje nate, si dhe selfie të afërta nga makina. E gjitha kjo u pa si një “hard launch” i lidhjes së tyre.
Pete ishte më parë i lidhur me ish-konkurrenten e Love Island, Maura Higgins, por marrëdhënia e tyre përfundoi në fillim të këtij viti. Maura u fotografua më vonë duke u puthur me këngëtarin e McFly, Danny Jones, ndërsa Pete zgjodhi të largohej nga drama duke shkuar me pushime luksoze në Dubai.
Ndërkohë, Jowita do të rikthehet sërish në parket këtë muaj me një partner të ri në sezonin e ri të Strictly Come Dancing.