Aktori dhe komediani Pete Davidson ka ndarë një rrëfim prekës për ndikimin e nënës së tij në rrugën e tij drejt shërimit. Gjatë një interviste në podcastin This Past Weekend with Theo Von, Davidson tregoi për një moment kyç gjatë qëndrimit në rehabilitim, kur një telefonatë nga nëna e tij, Amy, i ndryshoi rrjedhën e mendimeve.
“Ajo më tha: ‘Frika ime më e madhe është që do ta shoh në lajme se djali im ka vdekur.’ Dhe ajo kurrë nuk ka folur kështu më parë. Ajo gjithmonë ka qenë mbështetëse dhe pozitive,” tha Davidson.
Për komedianin 31-vjeçar, këto fjalë e goditën fort, sidomos duke ditur se nëna e tij kishte humbur tashmë bashkëshortin, babain e Pete-it, Scott Davidson, një zjarrfikës i ndjerë që humbi jetën në sulmet e 11 Shtatorit.
“Thjesht mendova: ‘Nuk mund të vdes para se ajo të ikë,’” rrëfeu ai. Davidson e përshkroi nënën e tij si një grua të fortë dhe të dashur që nuk është martuar më pas vdekjes së bashkëshortit dhe është përkushtuar vetëm te rritja e fëmijëve.
Davidson, i njohur për betejat e tij me shëndetin mendor dhe varësinë, foli gjithashtu për procesin e largimit të tatuazheve, të cilat i shihte si kujtime të errëta nga e kaluara. “Dua të filloj nga e para,” tha ai, duke shtuar se ndjehet me fat që ka një familje të dashur dhe mbështetëse.