Pete Davidson dhe modelja Elsie Hewitt kanë bërë hapin e radhës në lidhjen e tyre, duke vendosur të jetojnë së bashku. Lajmi u konfirmua nga një burim për revistën People, që tha se çifti ndan kohën mes shtëpisë së aktorit në veri të Nju Jorkut dhe një apartamenti me qira në Brooklyn.
“Ata janë shumë të lumtur së bashku dhe gjithçka po shkon shumë mirë,” – u shpreh burimi, duke nënvizuar se bashkëjetesa e tyre ka nisur prej disa muajsh.
Lidhja mes Pete dhe Elsie u bë publike në mars, kur u fotografuan në momente të afërta gjatë një pushimi në Palm Beach, Florida. Elsie postoi më pas një video në Instagram ku Davidson shfaqej i qeshur dhe i relaksuar.
Pak kohë më parë, çifti udhëtoi në Skoci për të marrë pjesë në dasmën e muzikantit Dave Navarro. Modelja ndau me ndjekësit një video të ëmbël ku Pete i jepte një puthje në ballë teksa ecnin dorë për dore.
Romanca e re e Davidson vjen tetë muaj pas ndarjes nga aktorja Madeleine Klein. Elsie Hewitt ka qenë më parë në një lidhje me Jason Sudeikis, ndërsa në vitin 2017 paditi aktorin Ryan Phillippe për dhunë në familje – një çështje që pati jehonë të madhe mediatike.