FLASH :

Peshorja anon nga Uzuni, Ajeti gati në krah të Gjimshitit, si pritet të jetë formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Anglisë

Për secilin lojtar në ato minuta të cilat do të zbresë në fushë, do të jetë në vëmendjen e gjithë botës. Në stërvitjen e ditës së djeshme Silvinjo ka dhënë sinjale pozitive: i shpejtë, vrapon, ndodhet kudo, ndahet menjëherë nga topi dhe shënon edhe gol.


Mendohet se Manaj do të jetë nga fillimi për Andorrën. Ndërkohë, sa u përket krahëve të sulmit, nuk pritet të ketë ndryshime, me Asanin dhe Bajramin.
Asllani, Laçi dhe Ramadani pritet të jenë titullarë, ndërsa Ismajli nuk u stërvit me grupin ditën e djeshme pas një problematike që ka shfaqur të marten. Prezenca e tij në fushë do të ishte sa një mrekulli, njëkohësisht edhe rrezikshme pasi mbrojtësi mund të rëndojë dëmtimin.


Mirëpo Ismajli nuk ka qenë i vetmi lojtarë të cilit I është ndier mungesa në stërvitje. Kumbulla gjithashtu prej dy ditësh është stërvitur vetëm në palestër, pasi ka shfaqur probleme fizike. Ndërkohë që gjendja e tij do vlerësohet, por Ajeti po bëhet gati krah Gjimshtit. Ndërsa krahët pritet t’i mbulojnë Balliu dhe Aliji, në portë mendohet Strakosha.