Ankthi shpesh ndikohet nga zakone të përditshme që ne i praktikojmë pa vetëdije. Zvarritja, shmangia e situatave stresuese, rrëmuja në mjedis, zakonet e këqija ushqimore dhe mendimet negative janë faktorë që përforcojnë ndjenjën e nervozizmit. Zgjidhja qëndron te ndërgjegjësimi dhe ndryshimi i këtyre sjelljeve në mënyrë graduale. Duke marrë kontroll mbi rutinat tona dhe duke ndjekur strategji të thjeshta, mund të ulim ndjeshëm ankthin dhe të përmirësojmë mirëqenien mendore.
Më poshtë, pesë zakone të zakonshme që ndikojnë negativisht në shëndetin mendor dhe rrisin ankthin:
Zvarritja – Shtyrja e detyrave për shkak të stresit vetëm sa e shton ankthin. Strategjitë për ta kapërcyer përfshijnë: krijimin e listave, përdorimin e alarmit për të krijuar ndjesinë e urgjencës dhe heqjen dorë nga kërkimi i perfeksionit.
Shmangia e situatave – Evitimi i situatave që shkaktojnë ankth, nuk e zgjidh problemin, por e përforcon atë. Përballja graduale është mënyra më e mirë për të ulur ndjeshmërinë ndaj stresit.
Rrëmujat – Mjediset e rrëmujshme janë të lidhura me rritjen e ankthit dhe depresionit. Duke kaluar nga blerjet e shumta e hera-herës të panevojshme te përjetimet e thjeshta dhe duke mbajtur rregull në shtëpi, ndihmojmë veten të ndihemi më mirë.
Zakonet e të ushqyerit – Ushqimi që hamë ndikon në emocionet tona. Ushqimi i shëndetshëm, i balancuar dhe hidratimi i mirë përmirësojnë ndjeshëm shëndetin mendor.
Mendimet negative – Vetë dialogu negativ ushqen ankthin. Rekomandohet vëzhgimi dhe zëvendësimi i mendimeve me pohime pozitive, si dhe kujdesi ndaj fjalorit që përdorim.