FLASH :

Përveç mbështetjes për gjenocidin në Gaza, qeveria e Ramës i “godet” palestinezët edhe në Shqipëri

Përveç mbështetjes së vazhdueshme për gjenocidin në Gaza dhe heshtjes ndaj veprimeve të Izraelit, qeveria e Edi Ramës ka zgjedhur të godasë palestinezët edhe në Shqipëri. Pas dhunës dhe shtypjes që ata po përjetojnë në atdheun e tyre, ata nuk gjejnë asnjë ndihmë në Shqipëri, një shtet që deklaron se është përkrahës i të drejtave të njeriut. Me këtë veprim, qeveria e Ramës e shndërron Shqipërinë në një vend ku solidariteti me refugjatët palestinezë është vetëm një iluzion, ndërsa në realitet ata po shtypen dhe ndëshkohen për të kërkuar shpëtim dhe mbrojtje.

Në kuadër të kësaj klime, në Elbasan, u finalizua operacioni policor i koduar “Aksi”, ku u arrestua një 37-vjeçar, i cili po transportonte palestinezë me qëllim kalimin ilegal të kufirit shqiptar. Ky rast nuk është vetëm një veprim kriminal, por një pasqyrë e politikave të një shteti që, përveç se hesht ndaj gjenocidit në Gaza, tani gjithashtu kërkon të ndihmojë në frikësimin dhe ndëshkimin e atyre që kërkojnë shpëtim në Shqipëri.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:

D. B., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Elbasan, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, duke transportuar me automjet, kundrejt fitimit, tre emigrantë nga Palestina, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan automjeti dhe dy celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.